ShSKUK pas 3 vjetësh do rikthej në punë CT-në e Spitalit të Vushtrrisë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Valbon Krasniqi, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë dhe atë të Mitrovicës.

Në Spitalin e Vushtrrisë, ai është pritur nga dr. Shefkije Shatri, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Vushtrisë.

Në Spitalin e Vushtrisë sot janë 17 pacientë të spitalizuar me COVID-19. Ata falënderuan drejtorin Krasniqi për këtë vizitë dhe stafin mjekësor që po kujdesen maksimalisht për ta, duke u shprehur të kënaqur edhe me furnzimin me barna dhe material shpenzues.

Përveç tjerash, Drejtori Krasniqi njoftoi se aparati i CT-së, brenda 2-3 javësh pritet të rikthehet në funksion, i cili prej më shumë 3 vjetësh është jashtë përdorimit.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, drejtori Krasniqi është pritur nga dr. Luljeta Buqinca -Zhubi, u.d. drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Shoqëruar nga menaxhmentI i spitalit dhe stafi kujdestar, drejtori Krasniqi nga afër ka vizituar edhe pacientët që po trajtohen në këtë spital, të cilët poashtu u shprehen të kënaqur me trajtimin si dhe me furnizimin me barna dhe material shpenzues.

Edhe në Spitalin e Mitrovicës së fundmi është instaluar rezervuari i oksigjenit i cili siguron furnizim stabil dhe të qëndrueshëm duke rritur sigurinë si për stafin shëndetësor ashtu edhe për pacientët.

Në këtë takim, dr. Krasniqi, bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, poashtu është pajisur me një aparat Rëntgen të ri digjital, e pritet të furnizohet edhe me një mamograf.

Drejroresha Zhubi dhe personeli i Spitalit të Mitrovicës shprehën falënderime për këto investime shumë të rëndësishme të cilat kanë ndikim direkt në rtitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës, me theks të veçantë për rezervuarin dhe furnizimin me oksigjen të lëngshem, e që ka lehtësuar në mase të madhe edhe punën e stafit dhe trajtimin e pacientëve që kanë nevojë per oksigjeno-terapi.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors