ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe reparte COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë

7 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors