Mirënjohje dhe falënderim për Ambasadorin italian dhe Komandantin e KFOR-it

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim Ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando dhe z. Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë.
Takimi është organizuar në shenjë falënderimi për misionin ushtarak italian, të cilët kanë ndihmuar nga afër ShSKUK-në, në luftën kundër Covid-19.

Drejtori Krasniqi, ka falënderuar Ambasadorin Orlando dhe Komandantin e KFOR-it, z. Risi, për përkahjen që ka dhënë ekipi mjekësor ushtarak, në kuadër të ShSKUK-së.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, ai ka ndarë mirënjohje për Amasadroin Orlando dhe Komandantin Risi.

Falënderim për përkahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ka bërë edhe Kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka vlerësur ndihmesën e popullit italian, e sidomos të ekipit mjekësor.

Ministri Zemaj, pasi ka falënderuar Ambasadorin dhe Komandantin e KFOR-it, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka ofruar bashkëpunim të plotë, pa burokraci.

Ambasadori italian, Nicola Orlando, tha se kjo është hera e tretë që vjen në QKUK, në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme dhe mbështetjes që ka dhënë Italia për shëndetësinë e Kosovës.

Ai theksoi se mjekët italian kanë përfituar nga përvoja me Covid në shtetin e Italisë dhe këtë përvojë e kanë ndarë edhe me popullin e Kosovës.

Mjekët nga Italia treguan përvojat e tyre në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin që kanë pasur me mjekët e Kosovës.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors