Shënohet 1 vjetori i punës në ambulancat e reja specialistike

Është shënuar sot njëvjetori i fillimit të punës në kuadër të objektit të ri të ambulancave​ specialistike.
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, tha se me fillimin e punës në objektin e ri janë krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Ai theksoi se brenda 1 viti janë kryer 132
mijë shërbime shëndetësore, përfshirë kontrolle mjekësore dhe shërbime të tjera.

Sipas tij, vëllimi i punës është rritur nga 200 vizita sa janë kryer në kushte të vështira në ambulancat e improvizuara, tashmë po realizohen deri 1000 vizita brenda dite.

Në shenjë falënderimi për stafin mjekësor, në fund është mbajtur një koktej rasti.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors