QKUK: Kryhet një operacion inovativ

Operacioni u krye në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së, është realizuar me sukses një ndërhyrje delikate kirurgjikale në arterien karotide, arteria që furnizon trurin me gjak.

Pacienti 84-vjeçar, i cili dy javë më parë kishte përjetuar një atak ishemik tranzitor, si pasojë e ngushtimit të arteries karotide interne të djathtë rreth 80%, i’u nënshtrua operacionit duke përdorur anestezion lokal ( bllok anestezioni).

Ky është një inovacion i aplikuar kohëve të fundit në Klinikën Vaskulare, i cili shmang nevojën për anestezion të përgjithshëm dhe zvogëlon komplikimet e mundshme që lidhen me të.

Gjatë operacionit, pacienti qëndroi i vetëdijshëm dhe nën monitorim të vazhdueshëm të funksioneve neurologjike, duke rritur sigurinë e procedurës.

Kjo metodë bashkëkohore ofron avantazhe të shumta për pacientët, si rikuperim më të shpejtë, ulje të rreziqeve kardiopulmonare, qëndrim më të shkurtër në spital dhe rehabilitim më të lehtë.

Ndërhyrja u krye me sukses nga ekipi mjekësor i përbërë nga Dr. Hajri Rudari, Dr. Harjeta Zherka-Saraqini, Dr. Lendita, Dr. Lavdim Morina, specialist i anestezionit, Dr. Pranvera Maloku, specializua te e anestezionit, instrumentiste Mirdita Menxhiqi dhe Mirvete Hajdini, teknike e anestezionit.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors