Shoqata italiane Asvi do të ndihmojë në kardiokirurgji të fëmijëve

Kjo u diskutua gjatë takimit të sotëm
Përfaqësues nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës (ShSKUK) pritën sot në vizitë zyrtare delegacionin e Shoqatës Italiane ASVI (Associazione Solidarietà Volontariato Insieme) me seli në Milano. Delegacioni u kryesua nga znj. Marinella del Passo dhe Dr. Gabriele Vignati, kardiolog pediatër.

Përfaqësuesit e ASVI-së u pritën nga dr. Ardian Shefkiu, Ud- drejtor Shëndetësor në ShSKUK-së dhe ekipi i kardiokirurgëve, neonatologëve dhe anesteziologëve të QKUK-së: dr. Gazmend Spahiu, dr. Shpejtim Shurdhiqi, dr. Luan Morina, dr. Linda Kryeziu dhe Dardane Mehaj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet QKUK-së dhe Shoqatës ASVI, me synim themeltimin e njësisë së kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë si dhe trajnimin e stafit mjekësor kosovar në qendra të specializuara shëndetësore në Itali.

Shoqata ASVI ka dhënë një kontribut të çmuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit që nga viti 1999, në fusha të ndryshme si ndihma humanitare, zhvillimi komunitar, mbështetja sociale dhe arsimore. Në fushën e shëndetësisë, që nga viti 2009 e deri më sot, me mbështetjen e kësaj shoqate janë operuar 180 fëmijë nga Kosova në Itali, kryesisht në Spitalin Ospedale Niguarda Ca’Granda në Milano.

ShSKUK vlerëson lartë kontributin e Shoqatës ASVI dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors