ShSKUK: Në Poliklinikën e Podujevës, përurohet Shërbimi i Hemodializës

Përurimin e bënë kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministri në detyrë Vitia
Përurohet Reparti i Hemodializës në Podujevë

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, përuruan Repartin e Hemodializës në Poliklinikën e Podujevës.

Reparti i ri i Hemodializës, i vendosur në objektin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë, është funksionalizuar në kuadër të investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për zgjerimin dhe modernizimin e shërbimeve të dializës në vend.

I pajisur me aparaturë moderne të prodhuar në vitin 2025, shtretër të digjitalizuar e antibakterialë dhe infrastrukturë bashkëkohore, ky repart do t’u shërbejë pacientëve, duke u ofruar trajtim cilësor e të sigurt në komunën e tyre.

Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 343,200 €, dhe shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit publik shëndetësor.

Stafit shëndetësor i urojmë punë të mbarë, e pacientëve trajtim të suksesshëm.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors