136 lindje në një javë në Klinikën e Gjinekologjisë.

Gjatë javës së fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 136 lindje.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 77 kanë përfunduar me lindje spontane (natyrale), ndërsa 59 me lindje operative me prerje cezariane (S/C). Në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithashtu 4 lindje gemellare (binjakë) dhe 1 lindje trigemellare (trejakë).

Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, gjatë kësaj jave janë regjistruar 74 të porsalindur meshkuj dhe 68 të porsalindur femra.

Aktiviteti i Klinikës së Gjinekologjisë është përqendruar në ofrimin e kujdesit dhe trajtimit profesional të rasteve obstetrikale, duke përfshirë lindjet spontane, lindjet operative, si dhe menaxhimin e shtatzënive multiple.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe profesionale për nënat dhe të porsalindurit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors