377 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore emergjente kanë kërkuar gjithsej 377 persona.

Brenda kësaj periudhe janë trajtuar:

59 pacientë në Reanimim;

98 pacientë në Emergjencën Internistike;

75 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

81 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

22 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunimi dhe pastrimi i plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar:

1 rast i lëndimit nga armët e ftohta;

41 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors