DIABETI MELIT – DIAGNOSTIKIMI I HERSHËM, TRAJTIMI DHE EDUKIMI JANË ÇELËSI I PARANDALIMIT TË KOMPLIKIMEVE

Diabeti melit është një sëmundje kronike metabolike, e karakterizuar nga rritja e nivelit të glukozës në gjak (hiperglikemia), e cila, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të shoqërohet me komplikime akute dhe kronike.

Ndër komplikimet kronike më të shpeshta te pacientët me diabet melit janë sëmundjet kardiovaskulare, polineuropatia diabetike, retinopatia diabetike dhe nefropatia diabetike.

Gjatë vitit 2026, në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK janë hospitalizuar 513 pacientë me diabet melit, ndërsa janë realizuar mbi 10,000 vizita ambulatore. Këto të dhëna dëshmojnë përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor në trajtimin dhe përcjelljen e pacientëve.

Klinika e Endokrinologjisë në QKUK ofron shërbime të specializuara, gjithëpërfshirëse dhe të standardizuara për pacientët me diabet, përmes:

Shërbimit gjysmëintensiv;

Shërbimit për trajtimin e këmbës diabetike;

Shërbimit për pompat e insulinës dhe sensorët për monitorimin e glukozës;

Njësisë së Edukimit Diabetik.

Përmes diagnostikimit të hershëm, trajtimit bashkëkohor, edukimit shëndetësor dhe përcjelljes së vazhdueshme, synojmë përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve dhe parandalimin e komplikimeve të sëmundjes.

QKUK – Përkushtim për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors