Mbi 300 shërbime emergjente në 24 orët e fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë ofruar gjithsej 326 shërbime emergjente.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 83 raste janë menaxhuar në Reanimim, 97 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 55 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 27 pacientë, kryesisht për ndërhyrje të tilla si qepja, përpunimi dhe pastrimi i plagëve.

Sa u përket lëndimeve dhe rasteve të veçanta, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të personave të lënduar me armë zjarri, 1 person i lënduar me armë të ftohtë, si dhe 17 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes (exitus).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors