Nis vendosja e protezave të gjurit në QKUK, listat e pritjes decentralizohen edhe në spitalet rajonale

Prishtinë, 28.10.2026 – Ka arritur kontingjenti i parë i protezave të gjurit në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shënuar fillimin e realizimit të këtij procesi dhe një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes së pacientëve në shërbimet ortopedike.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nisur procesi i decentralizimit të listave të pritjes për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kokërdhokullës, me synimin që rastet të shpërndahen në mënyrë proporcionale ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme rajonale, sipas kapaciteteve dhe mundësive për trajtim.

Ky organizim synon të lehtësojë barrën e listave të pritjes, të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore dhe t’u mundësojë pacientëve trajtim më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë që të gjitha rastet të drejtohen vetëm në QKUK.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm, më efikas dhe më të orientuar drejt nevojave të pacientëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors