Me angazhimin e vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore, pacientëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm emergjent.
Rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse, si vijon:
74 pacientë në Reanimim;
102 pacientë në Emergjencën Internistike;
92 pacientë në Emergjencën Kirurgjike
56 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 20 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Gjithashtu, janë realizuar 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.