QKUK dhe FSK thellojnë bashkëpunimin për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Drejtori i QKUK-së, z. Mentor Zejnullahu, së bashku me dr. Nazmi Kolgecin, në cilësinë e koordinatorit, zhvilluan një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kazermën “Adem Jashari” për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Gjatë vizitës u pritën nga Gjeneral Enver Cikaqi dhe përfaqësuesit e Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe profesionale, me fokus në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet QKUK-së dhe FSK-së, veçanërisht në fushën e shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të vizitës, u njohën nga afër me aktivitetet dhe organizimin e shërbimeve mjekësore, si dhe me procesin e realizimit të vizitave sistematike shëndetësore për kadetët dhe pjesëtarët e FSK-së.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është një vlerë e rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors