Vazhdon të jetë i njëjtë fluksi i pacientëve në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente për qytetarët

Me angazhim, përkushtim dhe përgjegjësi, puna në Qendrën Emergjente po vazhdon pandërprerë, me qëllim që çdo pacient të marrë kujdesin dhe shërbimin e nevojshëm në kohën e duhur.

Gjatë kësaj periudhe, rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse:

79 pacientë në Reanimim;

111 pacientë në Emergjencën Internistike

56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

62 pacientë në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Gjithashtu, në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors