Në Klinikën e Neonatologjisë, u trajtuan mbi 6 mijë e 500 foshnja të porsalindura

Mbi 6 mijë e 500 foshnje të porsalindura janë trajtuar nga specialistët e Neonatologjisë dhe infermierët, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre, 6 mijë e 109 foshnje të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë dhe 428 foshnje të lindura në spitalet e përgjithshme dhe institucionet e tjera shëndetësore të vendit.

Muaji nëntor, njihet si muaji i vetëdijësimit për foshnjet e lindura parakohe, dhe parashihet që të mbahen disa aktivitete, si Kursi për Ultrazërin e Trurit nga ekspertë ndërkombëtarë i organizuar nga Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe nga SHSKUK. Poashtu, do të shënohet dita e prematurëve.

Krahas trajtimit të foshnjeve të porsalindura, në këtë klinikë, rëndësi e veçantë i është treguar edhe Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për stafin, në 5 module paralele të trajnimit për gjithë personelin, me asistencë nga “Project Hope” dhe Bordi Drejtues-ShSKUK, të mbajtura nga profesionistë shëndetësor që kanë ardhur nga 15 shtete të botës.

Edukimi i Vazhdueshëm Profesional javor përmes ligjëratave të mbajtura nga mjekët dhe infermieret e klinikës, duke u shpalosur risitë nga temat përkatëse neonatale, e poashtu, pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare dhe vendore.

Stafi është trajnuar edhe sa i përket parandalimit dhe kontrollin e infeksioneve, në bashkëpunim me Këshillin Kosovar për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve dhe Këshillin Spitalor për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors