Spitali i Përgjithshëm „Daut Mustafa“, në Prizren, ka qenë vendtakimi i radhës i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik dhe Universitar të Kosovës, bashkë me drejtorin e përgjithshëm.
Në fokus të takimit ka qenë raportimi gjashtë mujor i punës nga drejtoresha e këtij institucioni dhe analiza e thukët e tij nga anëtarët e Bordit Drejtues.
Gjatë takimit u diskutuan projektet që kanë nisur dhe janë në zbatim në këtë Spital, i cili ka hapësirën dhe kapacitetet më të mëdha në kuadër të ShSKUK-së.
Anëtarët e Bordit Drejtues diskutuan performancën nga repartet e këtij institucioni dhe mundësinë që të ketë lëvizje pozitive , duke rritur gamën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Poashtu, drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë me Integrim në Bashkësi, ka paraqitur raportin 6 mujor para të pranishmëve, duke prezantuar aktivitetet e zhvilluara.
Anëtarët e Bordit Drejtues pas takimit vizituan disa nga Repartet e Spitalit ku panë nga afër kushtet e punës dhe trajtimin që po u bëhet pacientëve.








