Mbi 11 mijë vizita ambulantore nga Klinika e Endokrinologjisë

Për periudhën janar – nëntor 2022, në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK kishte 11 mijë e 449 vizita ambulantore, 664 pacientë për trajtim intrahospitalor, 2 mijë e 130 konsultime specialistike, 2 mijë e 452 ultrasonografi të tiroides, 612 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB), gjatë të cilave janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera, si dhe 509 sesione në kuadër të programit të edukimit diabetik.

Në kuadër të mjekimit gjysmë intensiv u trajtuan 25 pacientë me ketoacidoza diabetike dhe në kuadër të shërbimit për këmbë diabetike kishte 106 seanca trajtuese për patologji të këmbës diabetike.

U dhanë edhe shërbime të mjekimit intrahospitalor-ditor për 41 pacientë me tumor të hipofozes/akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrinë.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors