Instituti i Psikiatrisë Forenzike i mbingarkuar me raste

Instituti i Psikiatrisë Forenzike në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës po shfrytëzon maksimalisht kapacitetet që ka.
Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që pati UD, drejtoresha e ShSKUK-së Pranvera Zejnullahu- Raçi, në këtë institucion.

Në takim me dr. Shpend Haxhibeqirin, drejtor i këtij institucioni dhe stafin, theks i veçantë i’u kushtua bashkëpunimit dhe nevojave të Institucionit.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për përgjegjësitë institucionale, masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë specifike, përfshire rritjen e kapaciteteve profesionale, vlerësimin për rrezikshmërinë e lartë, për punëtorët e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Drejtori i IPFK-së, falënderoi drejtoreshën për bashkëpunim dhe angazhim, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në punë, për të mirën e Institucionit dhe pacientëve

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors