Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me Kryesuesen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe anëtarët e Bordit Drejtues, kanë mbajtur një takim me disa nga drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur së fundmi.
Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e punëve në klinika dhe për avancimin dhe ngritjen e mëtejme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Drejtorët e zgjedhur të klinikave janë:
Dr. Violeta Grajqevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë
Dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë
Dr. Hajriz Rudari, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare
Dr. Mergime Prekazi- Loxha, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale
Dr. Greta Lila, drejtoreshë e shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike
Dr. Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale
Dr. Hajrie Ismajli, drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë
Dr. Mimoza Bërbatovci- Ukimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë
Dr. Shpend Haxhibeqiri, drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike
Dr. Valbona Krasniqi, drejtoreshë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim
Dr. Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Syve
Dr. Gani Jashanica, drejtor i Klinikës së Ortopedisë





