Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi me bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqëues nga KFOR-i, Nënkolonel Driver, Shef i stafit mjekësor në US-Army, kapiten Gugno, komandante e Task Forcës mjekësore, z. Gaetano Marchese, zëvendës Komandanti i Ekipit të Monitorimit të KFOR-it italian, përgjegjës për komunën së Prishtinës dhe kapiten Magurn.
Gjatë takimit është biseduar për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta, dhe temat e trajnimeve për stafin shëndetësorë.
Nga të dy palët u shpreh vullneti për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.





