Nis trajtimi i rasteve urgjente të sulmeve në tru, lëshohet në punë Strocke Center

Pacientët që kanë sulme në tru, mund ta marrin shërbimin urgjent përmes “Strocke Center”, e cila nga sot ka filluar të funksionojë në QKUK. Në ceremoninë hapëse kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dhe ministri i Shëndetësië, Uran Ismaili.
Me këtë rast, drejtori Sejdiu deklaroi se kjo është një ditë historike për Kosovën, ngase po fillon projketi i dytë nacional i një rëndësie shumë të madhe, pra “Strocke Center”, në të cilin do të bëhet trajtimin i rasteve urgjente pas sulmeve në tru.
“Është një datë historike për shëndetësinë kosovare. Do të bëhet trajtimi i infarktit në tru me metoda invazive, ashtu siç ka qenë projekt nacional trajtimi i infarktit në zemër. Është projekt i mirëpritur, e sidomos për pacientët. Në orët e para do të mund të shpëtohen jetë dhe largim nga invaliditeti” theksoi ai.

Sipas tij, stafi është i përgatitur për të kryer këtë punë, meqë janë trajnuar në Kroaci, njohuritë e fituara tashmë mund t’i aplikojnë në QKUK.

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, deklaroi se me hapjen e kësaj qendre po krijohen kushte që të shpëtohen qytetarët nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e larta financiare.

Ai theskoi se ka pasur nevojë për një qendër të tillë, përmes së cilës do të reagohet në orët e para, kurse hapësira është moderne, me aparturë moderne.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors