Përurohen hapësirat e rinovuara në Klinikën e Biokimisë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë përuruar sot hapësirat e rinovuara në Klinikën e Biokimisë.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deklaroi se përmes këtij investimi është bërë një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.

“Është një hap drejt modernizimit të klinikave që nënkupton zgjerimin e shërbimeve. Jemi duke i zgjeruar të gjitha investimet e kjo e gjitha për pacientët”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Sipas tij, vlera e investimeve është mbi 110 mijë euro dhe do të ketë investime edhe në aparaturë mjekësore.

Gjatë përurimit të kësaj klinike, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.

“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës”, tha ministrI Ismaili.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, theksoi se tani janë plotësuar parakushtet që Laboratori i Biokimisë të akreditohet edhe në federatat ndërkombëtare. Ai njoftoi se deri tani janë krye 1 milion parametra në laboratorët e klinikës.

Klinika e Biokimisë deri më sot ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit.

Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave dhe shërbimeve tjera.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors