Në QKUK këtë vit u realizuan 3500 procedura invazive

Po i zhvillon punimet Konferenca e parë për trajtim të hershëm të infarktit të miokardit.
Moto e kësah konference është “Koha shpëton jetë”, kurse në të, përveç kardiologëve invazivë nga QKUK, po marrim pjesë edhe profesorë dhe profesionistë nga vendet e tjera, e po ashtu mjekë dhe infermierë të profileve të tjera.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, shpjegoi vështirësitë, pengesat dhe rrugëtimin e gjatë deri në vënien e themeleve të Kardiologjisë Invazive.

Drejtori Sejdiu rikujtoi se në vitin 2003 ishte kryer koronarografia e parë nga ekip vendor, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kurse për shkak të pengesave që kishin, tek më 2010 kishin vendosur stentin e parë në QKUK.

Duke krahasuar shifrat ndër vite, ai theksoi se ka rritje të vëllimit të punës, pasi që tashmë ky shërbim punon 24 orë dhe trajton edhe rastet e infarkteve akute në dy orët e para.
“Vitin e kaluar kemi pasur 2500 procedura në Kardiologjinë Invazive dhe ky vit na gjen me 3500 procedura invazive. Mund të themi se jemi në rrugë të mbarë që në Kosovë pacientët të trajtohen në mënyrë moderne- pra stentim në dy orët e para“, përfundoi ai.

Në anën tjetër, dr. Tefik Bekteshi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, tha se nuk qëndrojnë keq sa i përket trajtimit të infarktit të miokardit, përderisa në konferencë kanë ftuar kolegë nga Sllovenia dhe Maqedonia për të bërë prezantimet dhe shkëmbimin e përvojave.

“Vitin e kaluar kemi filluar të kujdestarojmë, të jemi prezent dhe gjithë pacientët qe kanë pasur infarkt miokardi, ekipi ka qenë i gatshëm për intervenim, pra bëhet intervenimi përmes një shpimi në lëkurë, vije deri në nivel të zemrës me mjete të ndryshme dhe rikanalizohet arteria, e cila fillimisht është mbyllur dhe është fajtore e infarktit të miokardit, i cili është prej sëmundjeve më vdekjeprurëse, që është një sfidë e madhe e mjekësisë moderne”, sqaroi dr. Bekteshi.

Sipas tij, vdekshmëria e infarktit të miokardit përpara ka qenë mbi 30% dhe si Kosovë, sa i përket vdekshmërisë e trajtimit të infarktit të miokardit, jemi njëjtë me shtetet tjera të botës. Tutje, drejtori i klinikës, tha se ky projekt fillimisht ka filluar në Prishtinë dhe në 2 vitet e ardhshme do të zgjerohet në tërë Kosovën.

Në konferencë po paraqiten prezantimet nga Sllovenia dhe Maqedonia, kurse prezantime pati edhe nga mjekët nga Kosova.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors