Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të edukimit dhe ngritjes profesionale të stafit, Klinika e Radiologjisë ka intensifikuar bashkëpunimin me Qendrën Klinike Universitare të Tiranës.
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, vizitoi dhe u takua me drejtorët e reparteve radiologjike në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë.
Këto institucione radiologjike për vite të tëra kanë ofruar mundësi edukimi radiologëve nga Kosova, ndërsa në takime u bisedua për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Qëllimi i vizitës së drejtorit Gjikolli, ishte shprehja e mirënjohjes dhe falënderimit për Dr. Durim Çela dhe Dr. Arben Rroji, udhëheqësve të reparteve gjegjëse radiologjike në QSUT, për përkrahjen shumëvjeçare të institucioneve.
Tirana do të vazhdojë të përkrahë edukimin e vazhdueshëm për radiologët e Kosovës, në kuadër të QSUT- Tiranë, e poashtu radiologët nga Shqipëria do të bëjnë vizita në repartet e QKUK.