Në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, të gjitha sallat operative kirurgjike në QKUK kanë punuar normalisht, duke përfshirë edhe programin e planifikuar të operacioneve.
SHSKUK ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative dhe në bazë të informacioneve të sotme nga klinikat kirurgjike edhe ditën e sotme, operacionet po kryhen normalisht.