5 drejtorë të klinikave raportuan para Bordit Drejtues të ShSKUK-së

Në mbledhjen e katërdhjetë e dytë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), edhe këtë të shtunë, ka vazhduar raportimi i drejtorëve të 5 klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Hapjen e mbledhjes e bëri, kryesuesi i Bordit Drejtues-ShSKUK, Naim Bardiqi, i cili ka vënë theksin tek shërbimet që aktualisht ofrojnë këto klinika, listat e pritjes dhe shërbimet që aktualisht nuk ofrohen në këto klinika dhe zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve.

Me theks të veçantë, ai ka kërkuar shfrytëzimi racional të personelit, duke vënë theksin tek stafi infermieror, pajisjet mjekësore, në veçanti “hightech”. Poashtu, Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor dhe Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional.

Kryesuesi i Bordit, kërkoi strategji konkrete për zvogëlimin të listave të pritjes, i cila ka qenë dhe njëra nga konkluzionet e mbledhjeve të Bordit Drejtues, për të cilën ka kërkuar zbatim.

Në mbledhje, para Bordit Drejtues, u prezantua shkurt edhe ekipi i WBIF, i cili ka filluar fazën e dytë të studimit të fizibilitetit për pajisje, paliacionin, kanalet e ngrohta, çasjen për persona me aftësi të kufizuara në njësitë varëse të SHSKUK.

Drejtorët e klinikave, paraqiten raportet e punës së bërë gjatë vitit 2023, derisa folën edhe për arsyet e listave të pritjes dhe mundësitë se si mund të zvogëlojnë ato. Poashtu, u fol edhe për renovimet që janë duke u bërë në disa nga klinikat.

Gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK, prezentë ishin edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në QKUK, Osman Hajdari.

Klinikat që raportuan gjatë mbledhjes së sotme ishin, drejtori i Klinikës së Urologjisë, Klinikës së Kardiologjisë, Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, Klinikës së Reumatologjisë dhe drejtori i Klinikës së Alergologjisë me Imunologji.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors