Banka Ekonomike dhuron tunel dezinfektues për Klinikën Emergjente

Banka Ekonomike e Kosovës ka dhuruar në formë të donacionit një tunel dezinfektues, i cili është vendosur në hyrje të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky tunel dezinfektues do të shërbejë për stafin shëndetësor, vizitorët dhe pacientët që frekuentojnë këtë klinikë për të parandaluar infeksionin me Covid-19.

Donatorët i ka falenderuar drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, i cili tha se vendosja e këtij tuneli dezinfektues ka qenë i mirëseardhur.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors