Bordi Drejtues dhe drejtori i përgjithshëm vizituan klinikat internistike

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i udhëhequr nga Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan sot disa klinika të bllokut internistik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të biseduar me stafin shëndetësor rreth sfidave dhe nevojave të tyre, me theks të veçantë për hapësirat e punës, gjendjen e furnizimit me barna dhe me pajisje mjekësore.
Vizita u realizua në Klinikën e Gastroenterologjisë, në Klinikën e Endokrinologjisë, në Klinikën e Reumatologjisë dhe në Klinikën e Hematologjisë.

Drejtuesit e SHSKUK-së, fillimisht, falënderuan punëtorët shëndetësorë për punën e palodhshme dhe angazhimin e madh gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.

Pasi dëgjuan kërkesat e shqetësimet e mjekëve dhe infermierëve, premtuan se do të angazhohen që të gjitha të trajtohen me kujdes e prioritet, ndërsa u zotuan për investime në infrastrukturë dhe pajisje të reja mjekësore, në përputhje me mundësitë buxhetore, me synim të përmirësimit të kushteve të punës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors