Delegacioni i shtetit turk interesohet për investime në bunkerin e Onkologjisë

Kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Aida Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion nga Turqia, në shoqërim të së cilit ishte edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Bale dhe Jakuta Haskuka, koordinatore ndërmjet dy shteteve. Në takim ishte prezent edhe Almir Veliji, zëvëndësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Gjatë takimit me Ordus z.Yalcin Topcu, këshilltar kryesor i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe deptetin Metin Gundogdu, është biseduar në lidhje me mundësitë e investimit të shtetit të Turqisë, përmes TIKA-s turke, në Institutin e Onkologjisë, përkatësisht në bunkerin e ri.

Kryesusja e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi, pasi ka falënderuar delegacionin për vizitën, ka shprehur bashkëpunimin dhe përkrahjen e Bordi Drejtues, për realizim të projekteve të reja.

Drejtori Krasniqi para delegacionit nga Turqia prezantoi punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë, duke përmendur edhe nevojën që ka kjo klinikë për investime shtesë në bunkerë, meqë është rritur numri i pacientëve dhe përkundër investimeve të bëra së fundmi.

Ai tregoi se brenda dite në Onkologji, kemioterapinë e marrin 200 deri në 250 pacientë, kurse një numër i madh i tyre i nënshtrohen edhe radioterapisë dhe brahiterapisë, e cili shërbim është funksionalizuar në QKUK.

Yalcin Topcu, deputet dhe këshilltar i parë i presidentit të Turqisë tha se kanë pranuar kërkesën përmes deputetes Duda Bale për investime, duke shtuar se shteti turk është duke shqyrtur mundësitë që përmes TIKA-s, të përkrahë realizimin e bunkerit në Klinikën e Onkologjisë.

Po ashtu, edhe deputeti Gundogdu premtoi angazhmet konkrete që po bëhen në Turqi për të mbështetur realizimin e këtij projekti.

Delegacioni nga Turqia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së dhe kryeuesja e Bordit Drejtues, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë dhe janë njohur për së afërmi me punën që bëhet në këtë klinikë dhe nevojën për investime të reja.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors