Klinika Emegjente, 560 pacientë për tre ditë

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.
Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.

Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.

Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.

Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors