Klinika Emergjente: 713 raste për 3 ditë

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tre ditë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 713 pacientë.
69 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.
Në këtë periudhë kohore ka pasur gjithsej 11 operacione emergjente dhe 58 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve.

Janë trajtuar edhe 37 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente si pasojë e aksidenteve në trafik.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors