Kosova së shpejti me objekt modern të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim

Kosova së shpejti do ta bëhet me Qendër të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, me një hapësirë prej 6297 metra katror, 101 shtretër, dhe kosto prej 4.8 milionë euorsh.
Për të parë punimet që po zhvillohen për ndërtimin e objetktit, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, kanë inspektuar hapësirat dhe punimet që po zhvillohen në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, Ministri Shëndetësisë, Ura Ismaii, theksoi se Kosova për herë të parë do të ketë një qendër të tillë, ku sportistëttë kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.
Sipas tij, edhe pse sportisët janë krenaria e vendit, ata fatëkeqësisht se kanë pasur një qendër të tillë.
Ai theksoi se dinamika e punimeve ka shkuar mirë dhe objekti do të jetë gati para afatit të para caktuar, duke shtuar se ky objekt do të jetë shtysë dhe siguri më e madhe edhe për prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në sport.
Në anën tjetër, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e transformimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Ai bëri të ditur se është punuar me vrull të shtuar dhe punimet do të përfundojnë para afatit të paraparë me kontratë. Drejtori Sejdiu shpejgoi se ky objekt do të ketë pajisjet dhe infrastrukturën me moderne që do të jenë në dispozicion të pacientëve dhe sportistëve.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors