Mbahet mbledhje komemorative në përkujtim të prof.Safet Beqiri

Në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë është mbajtur mbledhje komemorative për të përkujtuar punën dhe veprimtarinë profesionale e shkencore të profesor Safet Beqiri.
Profesorë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë kanë përkujtuar figurën e profesorit që gjithë jetën ua përkushtoi pacientëve dhe studentëve.

Duke folur në këtë mbledhje komemorative, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, kujtoi veprën dhe jetën e Beqirit, derisa tha se nuk ka humbur vetëm familja, por gjithë Dekanati i Mjekësisë dhe Kirurgjia Torakale.

“Lajmi për vdekjen e hershme, ishte një lajm i hidhur për Dekanatin e Mjekësisë. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe ishte anëtar i shumë organizatave. Kisha nderin të punoja me Safetin, i afërt, i sinqertë dhe një humanist dhe profesionist i çmuar”, tha Manxhuka.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, theksoi se profesori kishte për qëllim ngritjen e institucioneve të Kosovës. Ai e quajti atë ambasador të Kosovës në Gjermani.

“Puna dhe vepra e humanistit dhe profesionistit na bën krenar. Kishte për qëllim ngritjen e institucioneve. Dijen e tij e kanë absorbuar te gjithë kolegët dhe studentët.

Për punën dhe kujtimet me prof. Beqirin, folën edhe kolegët nga Gjermania, Eckvard Mayer dhe Servet Bolukbash, të cilët thanë se ai nuk e harroi asnjëherë vendlindjen e tij, ishte humanist dhe profesionist i mirë.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors