Mbi 2 mijë operacione të kryera nga Spitali i Mitrovicës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, sipas të dhënave vjetore të punës, janë kryer 2 mijë e 95 operacione gjatë vitit 2021.
Në këtë spital, vitin e kaluar janë kryer 1 mijë e 561 lindje- 581 me operacion, ndërsa numri i foshnjeve të lindura ka qenë 1 mijë e 574.

Nga janari deri në dhjetor janë kryer 125 mijë e 141 vizita ambulantore, 28 mijë e 834 vizita diagnostike, kurse 27 mijë e 805 kërkuan ndihmë mjekësore ne Repartin e e Emergjencës.

Për 12 muaj, në Spitalin e Mitrovicës janë kryer edhe 2 mijë e 726 CT, 5 mijë e 179 ultrazë dhe 15 mijë e 892 radiografi.

Në bazë të raportit 1 vjeçar të punës, në këtë spital janë bërë 170 mijë e 760 analiza laboratorike dhe 10 mijë e 743 dializa.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors