Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Pediatrisë, ndanë dhurata për fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Gjatë vizitës në këto klinika, ministri shoqërohej nga Kryesuesja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi.

Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri uroi shërim të shpejt për ta, përderisa theksoi angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors