Ministrja Nagavci dhe drejtori Krasniqi vizituan Klinikën e Pediatrisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, së bashku me zëvëndësministren Edona Maloku- Bërdyna dhe dy përfaqësues nga Caritas, Krenare Lleshi dhe Kreshnik Basha dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, kanë vizituar Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Një pritje mirëseardhje ju bëri drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci, me stafin e klinikës dhe fëmijët, që po trajtohen në këtë repart.

Ministrja Nagavci tha se do të bëhet një plan i punës, përmes së cilit fëmijët që janë më gjatë të spitalizuar, do t’iu mundësohet mësimi në ambientet spitalore, në mënyrë që mos të mbesin prapa me mësime.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, deklaroi se ShSKUK do të sigurojë një aparaturë të re të flow- cytometrisë, përmes së cilës do të bëhej i mundur diagnostikimi i leukemive në faza të ndryshme.

Në kuadër të kësaj vizite, 4 maskota, karaktere imagjinar me kafshë dhe figura të ndryshme, bashkë me delegacionin e ministrisë dhe ShSKUK-së, shpërndanë libra dhe lodra për fëmijët e shtrirë në këtë repart.

Ps: Fotot janë bërë me aprovimin e prindërve të fëmijëve.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors