Në QKUK u kryen mbi 2 mijë e 500 koronarografi

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime.
Gjatë vitit 2021 u kryen edhe 495 ekokardiografi dhe 19 Ekokardiografi Transezofageale (metodë që e studion zemrën, valvulet dhe pjesët tjera përbërëse të saj, përmes ultratingujve nga gypi i tretjes-ezofagu).

Në bazë të të dhënave, të dala nga raporti vjetor i punës, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 864 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 576 konsultime.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors