Për herë të parë heqen gurët me laser tek një fëmijë 3 vjeçar

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë u realizua me sukses thyerja (lithotrsipsia) laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë tre vjeçar.
Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve tani në ambientet e Spitalit të ri të fëmijëve „Sheikha Fatima“ po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente endoskopike me metoda minimale invazive, me qasje dhe paisje bashkëkohore dhe kjo fal angazhimit e profesiomalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.

Ky intervenim u realizua në bashkëpunim të ngushtë në mes të ekipës profesionale të Kirurgëve pediatrik të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Anesteziologjisë dhe me specialistë të Klinikës së Urologjisë.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors