Përfaqësues të Federatës Botërore për Hemofili (WFH) dhe të Fondacionit të Hemofilisë vizituan ShSKUK

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, priti në takim përfaqësuesit e Federatës Botërore për Hemofili (WFH) dhe të Fondacionit të Hemofilisë në Kosovë, ku i falënderoi për ndihmën e vazhdueshme dhënë QKUK-së, derisa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për të shtyrë përpara projektet e radhës.

Hemofilia ёshtё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) sё gjakut. Personat me këtë problem shëndetësor kanё mungesё tё faktorёve tё koagulimit, proteinave, tё cilët kontrollojnё dhe ndalojnё hemoragjinё nё organizёm.

WFH ka mbështetur Klinikën e Hemato- Onkologjisë Pediatrike dhe Klinikën e Hematologjisë për vite rresht me donacione me barna, që kapin shuma milionëshe, për trajtimin e personave me hemofili.

Anëtarja e Bordit te Fondacionit për Hemofili Botërore, Dawn Rottelini, lavdëroi punën e profesionistëve shëndetësorë në QKUK, duke thënë se është shënuar progres i madh në trajtimin e pacientëve me hemofili.

Përveç Elmedina Kukaj Nushit- drejtoreshë ekzekutive e Fonacionit të Hemofilise në Kosovë, në takim morën pjesë edhe Karine Kosharan – menaxhere regjionale për Evropën Qendore, drejtori i Klinikës së Hematologjisë, Shemsedin Sadiku dhe drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci- Uka.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors