Presidentja Osmani merr pjesë bashkë me drejtuesit e ShSKUK
Është bërë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve laboratorike për fëmijët e spitalizuar në QKUK.
Në prani të znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, u përurua laboratori i ri bashkëkohor në Spitalin e Fëmijëve “Sheika Fatima”, donacion i fondacionit të njohur “Khalifa Foundation” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Aziz, U.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, ud.U detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në ShSKUK, z. Ardian Shefkiu.
Laboratori i ri do të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin dhe cilësinë e analizave mjekësore për fëmijët, me fokus të veçantë në repartin e neonatologjisë, ku trajtohen rastet më të ndjeshme.
ShSKUK shpreh mirënjohje presidentes Osmani, poashtu, falënderime dhe mirenjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga “Khalifa Foundation” dhe për bashkëpunimin e frytshëm që po sjell përfitime të drejtpërdrejta për sistemin tonë shëndetësor dhe qytetarët tanë.