Reagim nga Zyra e Prokurimit-ShSKUK,  lidhur me kronikën për shërbimet funerale për Covid-19, e transmetuar nga kallxo.com me datë 10.03.2022, në TV Dukagjini

Lidhur me këtë kontratë, Zyra e Prokurimit-ShSKUK, njofton opinionin publik se aktivitet e prokurimit për kryerjen e shërbimeve funerale për kufomat, si pasojë e Covid-19, është zhvilluar duke pasur parasysh rrethanat dhe gjendjen e përgjithshme të krijuar nga Covid-19 dhe numrit të vdekurve nga Covid-19 në SHSKUK.
Zyra Prokurimmit-ShSKUK është detyruar që me emergjencë ekstreme te inicojë këtë aktivitet. Përkundër karakterit emergjent të kësaj kërkese, Zyra e Prokurimit- ShSKUK, ka inicuar ketë aktivitet ne pajtim të plotë me LPP DHE RRUOPP.

Zyra e Prokurimit, ka iniciuar gjithsejtë katër aktivitete prokurimi për kryerjen e këtij shërbimi.

Për informimin e drejtë dhe te hollësishëm të opinionit publik, Zyra e Prokurimit,  secilin aktivitet të prokurimit për këtë shërbim,  përfshirë edhe herën e parë kur e ka kryer këtë shërbim, e ka bërë me çmim me te favorshëm dhe më të lirë,  në pajtim te plotë me LPP.

Sa i përket, kontratës për shërbime funerale me nr. 00220-20-4149-2-1-5 si dhe me numër të brendshëm: 220-20-070-2-1-5, SHSKUK njofton opinionin se;

–  Së pari, Kallxo.com qasjen në dokumente zyrtare e ka pasur të plotë sipas kërkesës së tyre dhe në harmoni me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare.

– Së dyti, përveç dokumenteve që ka pasur qasje, i janë dhënë në posedim nga SHSKUK gjithashtu i janë dhënë edhe sqarimet shtesë për çdo pretendim të cilat në kronikë nuk janë paraqitur fare;

– Së treti, nuk është përmendur fare njoftimi i KRPP-së nr.32/2020 i datës: 10.09.2020  (shpresojmë që kjo mos të jetë bërë qëllimshëm), i cili është lëshuar pikërisht për lehtësimin e procedurave që kanë të bëjnë me Pandemi COVID-19 me të cilën në bazë të këtij njoftim lejohet lëvizja e pozicioneve gjithashtu nuk kufizohet tejkalimi -+30%.

– Së katërti, Gjithashtu në ketë kronikë pertendohej se në procedurën e negociuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurimit- ShSKUK,  e kemi ftuar vetëm një OE, meqë keni pasur qasje të plotë, ishte dashur të plasohen informatat e plota. Edhe një herë për dijeninë e juaj dhe të opinionit AK, me rastin e hapjes së procedurës së negocimit për kontratën në fjalë,  ka ftuar të gjithë OE që ofrojnë këtë shërbim me ç ‘rast kanë ofertuar tre (3) Operatorë Ekonomikë, ofertën më të lirë e kemi shpërblyer me kontratë.

Me procedurë të negociuar kemi arritur të kemi konkurrencë të mjaftueshme me të cilën është arritur një çmim shumë më i volitshëm për të njëjtin shërbim që është kryer para nënshkrimit të kësaj kontrate.

Lidhur me pretendimin tuaj se, burrë e grua kanë konkurruar në një tender,  për informimin tuaj, Operatorët Ekonomikë konkurojnë në tender si person juridik e jo person fizik.

 Në dokumentet e kërkuara në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit as një shkresë e vetme nuk e dëshmon pretendimin e juaj. 

Kemi pasur raste kur kemi pasur dëshmi se dy të afërm familjarë janë paraqitur në të njëjtin tender dhe i kemi shpallur të pa përgjegjshëm të dytë. Në bazë të RRUOPP-së dhe LPP-së, sipas dokumenteve të prezantuar në procedurë këta OE kanë qenë të përgjegjshëm. AK- e ka shpallur fitues OE të përgjegjshëm me çmim më të lirë.

 
Çmimin më të volitshëm e cakton konkurrenca e lirë duke u ballafaquar kërkesa me ofertën në mënyrë direket. Në kohën kur është bërë kontrata me negocim ju kemi dërguar kërkesën për pjesëmarrje të gjithë Operatorëve Ekonomikë që janë marrë me këtë shërbim dhe kemi arritur të marrim një çmim shumë më të volitshëm se sa është kryer më herët ky shërbim.

Para se të nënshkruhet kontrata e fundit për shërbime funerale me procedurë të hapur, ne kemi pasur edhe një kontratë me procedurë të negociuar për këtë shërbim për një kohë të shkurtër me të cilën kemi arritur që të nënshkruajmë kontratë me çmim prej 167.00 € për rast, që do të thotë se edhe me procedurë negociuar mund marrë ofertë me çmime ekonomike nëse e aplikon konkurrencën duke i ftuar OE të mjaftueshëm për konkurim.

Zyra e Prokurimit- ShSKUK, e kupton në plotni aktivitetin tuaj dhe është e gatshme çdoherë të ofrojë bashkëpunim dhe transparencë të plotë në kuptimin që e parasheh legjislacioni në fuqi, mirëpo, tërheqim vëmendjen tuaj se të dhënat e paraqitura nga ana juaj qoftë përmes kronikave në TV apo në portale ose formave të tjera të ngjashme, duhet të jetë opinionin i drejtë dhe korrekt.

Pra, Zyra e Prokurimit- ShSKUK,  ju njofton ashtu siç ju ka njoftuar edhe përgjatë gjithë këtij procesi te qasjes se dokumentacionit përkatës në lidhje me këtë procedure ju ka ofruar transparencë të plotë, se kjo procedurë që nga inicimi dhe deri në shpalljen e fituesit është realizuar në pajtim me legjislacionin përkatës ne fuqi.

Poashtu, në momentin qe ju keni paqartësi rreth fakteve apo çështjeve që ndërlidhen me këtë procedurë, ju lutem që të bëni adresimin e të njëjtave tek ne dhe, ashtu si gjithmonë, do të merrni përgjigje.

 
Jemi të hapur për bashkëpunime të tjera!

 

​Me respekt,

Zyra e Prokurimit-ShSKUK

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors