Shërbimi i Dializës ofroi 1 mijë 50 dializa për pacientët

Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk i ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik.
Që nga fillimi i Pandemisë COVID-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me COVID, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës.
Pacientë kronikë- COVID pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215 .
Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors