ShSKUK: Bashkëpunim me specialistë-osteopatë nga Italia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe shoqata „KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata” e Italisë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim për realizimin dhe organizimin e trajtimeve osteopatike (trajtimin e problemeve mjekësore duke shtypur dhe lëvizur në mënyrë manual muskujt dhe kockat), për fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari si dhe kryetari i shoqatës „KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata“, dr. Tomaso Ferron, marrëveshje kjo e nënshkruar për kohëzgjatje prej 2 vitesh, me mundësi vazhdimi.

Përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, profesionistët shëndetësor të QKUK-së do të mund të trajnohen në Itali, për të thelluar trajnimet dhe bashkëpunimet teorike dhe praktike, në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors