ShSKUK: Pesë spitale nuk kanë pacientë me Covid-19

Në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacintë për trajtim spitalor nga Covid-19
Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors