Të nderuar qytetarë dhe pacientë
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnzim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK.
Të gjitha këto kompani, janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat.
Po ashtu, po e publikojmë listën me produktet që janë në mungesë, e për të cilat ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues.


