Sqarim lidhur me përdorimin e kontrastit në Radiologji

Lidhur me shkrimet se po rrezikohet jeta e pacientëve në Klinikën e Radiologjisë nga përdorimi i kontrastit paramagnetik për kontrollime me rezonancë magnetike.
SHSKUK i demanton ato, me faktin se kontrasti për nga funksioni nuk është ilaq (bari farmakologjik) dhe fillimisht nuk ka veprim farmakologjik në trup, përndryshe nuk do të mund të quhej mjet kontrasti.

Kontrasti përdoret për të marrë informata shtesë imazherike mbi ndryshimet patologjike të mundshme gjatë inçizimeve radiologjike, dhe jo për qëllime terapeutike.

Kontrasti paramagnetik pērdoret në të gjitha njësitë e SHSKUK, sipas dozave të rekomanduara nga prodhuesi.

Ngritja e panikut në popullatë me deklarata për të cilat SHSKUK nuk ka dëshmi se janë të autorizuara nga prodhuesi, është tendencioze dhe tepër e rrezikshme.

SHSKUK, tashmë ka kërkuar qartësime nga prodhuesi për deklaratat e distributorit lokal dhe do ta informoj opinionin në ditët në vijim.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors