U.d. drejtoresha e ShSKUK, takoi Kryetarin e Prishtinës

Definimi i pronës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qasja më e mirë në rrugët e komunës që të shpien në QKUK, por edhe bashkëpunimet dypalëshe, kanë qenë temë e takimit që ka pasur ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në takimin morën pjesë disa nga drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe zyrtarë të QKUK/ShSKUK.

Dy palët u pajtuan për intesifikim të bashkëpunimit, me qëllim të shtyerjes para të proceseve që ndërlidhen me caktimin e kufinjve kadastral dhe qarkullimit më të mirë, lehtësimit të qasjes në QKUK.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors