1 mijë 167 raste të reja me kancer

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në periudhën janar-shtator 2022, në bazë të dhënave të evidentuara nga vendimet konziliare, ka rezultuar me 1 mijë e167 raste të reja me kancer, prej tyre 292 janë me kancer të gjirit.

Shërbimi i Fizioterapisë me Rehabilitim ka trajtuar 62 pacientë me kancer gjiri, përfshirë këtu 38 tretmane dhe 24 këshillime për menaxhimin dhe parandalimin e komplikimeve eventuale të mundshme (limfedema, kufizime në lëvizje të krahut dhe dhimbje).

Në Repartin e Kimioterapisë janë ofruar shërbime për 167 mijë e 312 paciente, kurse shërbime në Repartin e Radioterapisë kanë marrë 22 mijë e 412 pacientë për periudhën janar-shtator, ndërsa tani janë duke u trajtuar 95 pacientë me rreze.

Klinika e Onkologjisë, bashkë me Shoqatën e Onkologëve, kanë planifikuar shumë aktivitete në kuadër të “Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancer të gjirit”.

Mjekët onkologë do të mbajnë ligjërata vetëdijësuese, duke përcjellë informacione lidhur me shëndetin e gjirit.

Klinika e Onkologjisë vazhdon të funksionojë me kapacitete të plota në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors