12 verifikuesit e KQZ-së, në gjendje të mirë shëndetësore

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, i shoqëruar nga Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe dr. Lindita Berisha, ud. Drejtoreshë e Klinikës Infektive, kanë vizituar sot 12 verifikuesit e KQZ-së, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
Pas vizitës së tyre, drejtori Sejdiu, deklaroi se 12 pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Që nga fillimi trajtimi ka qenë i mirë dhe janë angazhuar dhe konsultuar të gjitha profilet e mjekëve ku është formuar një konsilium mjekësor që ka mbikëqyr rastet” potencoi ai.

Prof. Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së, tha se nga e diela janë dërguar mostrat për analiza laboratorike për të konfirmuar apo jo sindromën infeksioze.

“Këto analiza kanë ardhur dhe kanë rezultate të gjitha negative, nuk ka infeksion dhe pritet që në bazë të gjendjes së tyre të lirohen” u shpreh ai.

Prof. Ramadani, theksoi se në bazë të rezultateve laboratorike kemi konfirmuar se nuk ka sëmundje ngjitëse.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë se 12 pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejtë do të lirohen.
SIpas saj, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe pritjet dhe e shohim nëse është e arsyeshme të gjithë pacientët do të lirohen për në shtëpi.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors